Sapo dëgjon fjalën deputet gjëja e parë që të vjen në mendje është fjala "para". Këto ata i kanë me shumicë. Në seancën e sotme plenare është fotografuar portofoli i një prej deputetëve dhe fotoja është publikuar nga Neësbomb, megjithëse nuk specifikohet se për kë deputet bëhet fjalë, apo të kujt krah politik.
Ajo që bie në sy është fakti se në atë portofol krahas kartëmonedhave 5000 lekëshe, bien në sy ato në valutë të huaj, 50 euro.
Shumë familje shqiptare me këto lekë shtyjnë muajin, ndërsa një deputet i ka thjesht shpenzime ditore.





