Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.
Që nga fillimi i jetës së vogëlushëve, qumështi siguron zhvillimin e duhur të tyre. Ndërsa janë foshnje, marrëdhënia me qumështin është e cmuar pasi siguron të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.
Por sa qumësht ka nevojë një foshnjë?
Pas vitit të parë të jetës, fëmijëve u duhet më pak qumësht. Konkretisht, rreth 500ml ose dy gota në ditë. Në fakt, mjekët pediatër rekomandojnë dy gota në ditë deri në moshën 9 vjeçare!
Arsyeja për këtë është se edhe pse fëmijët nisin ushqimin, sistemi i tyre tretës është aq i zhvilluar sa edhe sasi duhet të rritet propocianalisht.
Po nëse pinë më shumë se dy gota?
Qumështi është i pasur me proteina dhe yndyrë, duke krijuar një ndjenjë të ngopjes që mund të zvogëlojë oreksin e tyre për ushqim normal. Nëse nuk hanë mjaftueshëm ushqime të forta, fëmijët mund të mos zhvillojnë aftësitë e përtypjes dhe gëlltitjes siç duhet, gjë që në planin afatgjatë mund të çojë në mangësi ushqyese.
Nga ana tjetër, disa fëmijë janë aq “të vështirë” në ushqim sa që konsumimi i qumështit më shumë së dy gota është e vetmja zgjidhje për të shmangur kequshqyerjen. Por sigurisht që është pediatri i fëmijës suaj që do të japë zgjidhjen dhe këshillat ideale.