Gjatë konferencës për mediat lidhur me bilancin e fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se në këtë fundit, nëse ka dikë që duhet t’i kërkojë falje, është familja e tij, për shkak se i ka munguar shumë gjatë kësaj kohe.
Rama shtoi se bashkëshortja dhe dy fëmijët e mëdhenj mund të kuptojnë pse ai nuk kalon kohë me ta, por kur vjen puna për tek djali i vogël falja është më e madhe.
“Falje duhet t’i kërkojë familjes time për sa shumë jam i detyruar t’iu mungoj dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli aty falja është edhe më e madhe.”





