Në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve, urimin më emocionues për të atin e ka bërë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Teksa postoi në rrjete sociale një video ku shfaqet duke u përqafuar me babain e saj në prapaskenë, Bebe zbulon fjalët e tij kur ajo ishte në fillimet e karrierës në industrinë e muzikës.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan Bebe përkrah postimit të saj.

Kujtojmë që më herët Bebe ka treguar se në fillimet e karrierës ka qenë gjithmonë i ati, Flamuri ai që e qetësonte kur duhej të ngjitej në skenë për të kënduar.