Marrja e infeksioneve apo sëmundjeve nga banjot publike është frika më e madhe e njeriut.
Përdorimi i këtyre të fundit edhe mund të shmanget, por të gjithë kanë kryer nevojat personale në një tualet publik.
Sipas mjekut Preethi Daniel, njerëzit kryesisht janë të shqetësuar për sëmundjet që prekin organet gjenitale të tilla si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por Dr Daniel shpjegon se kjo gjë është e pamundur.
Për t’u prekur nga këto sëmundje mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit në traktin tuaj gjenital, ose nëpërmjet një plage të hapur ose të lënduar në këmbë ose të pasme.
Mjeku pohon se më shumë gjasa keni të goditeni nga një rrufe sesa të kapni një sëmundje seksualisht të transmetueshme në një banjo publike.
Të vetmet baktere që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë E-coli ose Salmonella.
E rëndësishme është të mos keni kontakt të drejtëpërdrejtë me WC-në, të lani duart para se të dilni nga tualeti dhe t’i dizinfektoni me një xhel antibakterial.