Në Durrës nuk ka asnjë roje shpëtimi në bregdet, pwrgjatw gjithë vijës bregdetare, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në rast rreziku mbytjeje.  

Madje nuk ka as kulla vrojtimi në të gjithë gjatësinë e plazhit. Vite më pare, kullat e vrojtimit kanë qenë prezente, por si rezultat i amortizimit të tyre ato u hoqën, u dërguan për skrap e më pas nuk u vendosëm më të tjera.  

Pushuesit thonë se rojet e shpëtimit janë shumë të nevojshme në çdo rast. Shumë jetë mund të shpëtohen në qoftw se rojet e bregdetit do të jenë aty tw pranishwm. Fakti që persona të ndryshëm janë mbytyr çdo verë në bregdetin e Durrësit, tregon se rojet e shpwtimit kanë mjaft punë për të bërë.  

Bregdeti i Durrësit ka një cilësi të veçantë. Për dhjetwra metra është mjaft i cekët dhe kushdo mund të lahet në det pa rrezikuar mbytjen, mirëpo në rast se ka dallgë apo personat nuk ndjehen mirë e pësojnë atak në det atëherë rojet e shpëtimit duhet të jenë aty për të dhënë ndihmën e parë.  

Më herët problematika e trajtuar nga DurrësLajm për kullat e vrojtimit i parapriu me apelin e drejtorisë së shëndetit publik.

Ndjekim materialin: 

K.H.