Çfarë brezi është ky?

Nuk dihet se çfarë sodisfaksioni mund t’u japë ky veprim i turpshëm dhe aspak njerëzor këtyre djemve të rinj.

Videoja e publikuar nga faqja “Jeta osh qef”, tregon disa persona në Divjakë që keqtrajtojnë këtë djalë të pambrojtur duke e lidhur pas peme dhe duke u gajasur së qeshuri nga ana tjetër. Mendohet që kjo skenë shumë e turpshme për këtë brez të ri, të ketë ndodhur dy ditë më parë.

Është e dhimbshme teksa sheh se si të rinjtë kënaqen kur të tjerët vuajnë prej tyre dhe vihen në lojë sepse nuk kanë fuqi për të shpëtuar veten.

Me qindra komentues në rrjete sociale kanë dënuar ashpër këtë veprim duke i cilësuar si një brez pa kulturë qytetare, njerëz të mbushur vetëm me mllef që s’njohin asgjë të bukur.

S.L.