19 maj 2014 – Te pini ujë është një nevoje fiziologjike, por ndonjëherë nuk jemi te qarte sa ujë duhet te konsumojmë ne dite.
Nuk është shume e rëndësishme qe uji qe zgjedhim te jete natyral apo i gazuar, e rëndësishme është qe te sigurojmë sasinë e duhur te ujit ne dite, duke rregulluar kushtet hidrike te organizmit, mbi te gjitha ne disa momente te vitit si ne vere apo ne dimër. Atëherë te shohim sa ujë duhet te konsumojmë ne dite dhe disa këshilla praktike për te ndjekur për te qëndruar ne shëndet dhe te hidratuar.
Uji është një përbërësi shume i rëndësishëm për organizmin tone dhe për mendjen, qe edhe një rënie e vogël prej 2% ne total te peshës trupore mund te shkaktoje një alternim te temperaturës dhe deri tek mungesa e te menduarit. Ky fakt behet veçanërisht i rende nëse mendojmë për njerëzit e moshuar, qe shpesh nuk e ndjejnë nevojën për te konsumuar ujë. Edhe ne faza te tjera te jetës është e rëndësishme te hidratohemi për te qëndruar ne shëndet, për shembull, është shume e rëndësishme te konsumoni ujë ne shtatzëni.
Kur duhet ta konsumojmë?
Sigurisht, sa here qe ndjejmë etje, por gjate ditës, ideale do te ishte një gote uje çdo një ore, duke filluar me një gote me stomakun bosh sapo te ngriheni, perfekt do te ishte ujë i ngrohte me limon. te mbyllni ditën me një gote ujë apo një çaj relaksues. E rëndësishme është te mos lini pas dore konsumin e ujit, sepse mund tju krijoj probleme.
Siç po thonim uji nuk duhet te pihet menjëherë, por ne harkun kohor e te gjithë ditës, për te mbajtur konstante hidratimin e organizmit. Duhet te zgjidhet edhe ne baze te nevojave.
Uji dhe dieta
Nëse ushqimi është i ndryshëm, i pasur me fruta dhe perime, supe, qumësht, cajra etj uji ne këtë mënyrë merret nga këto ushqime. Sasia e ujit mund te lidhet edhe me llojin e dietës qe ndiqni, nga regjimi ushqimor ne përgjithësi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





