E keni pyetur veten se sa ushqim duhet të konsumoni gjatë ditës? Me siguri shpesh! Por vëmë bast se nuk e dinit që në ndihmë në këtë rast, mund t’ju vijë trupi, në veçanti duart tuaja. Ato mund t’ju ndihmojnë të matni sasinë e ushqimit që ju nevojitet. Kjo metodë do të jetë e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të mbani një dietë të shëndetshme dhe të mos shtoni peshë.
Për burrat, rekomandohet që vakti të mos jetë më i madh se dy pëllëmbë. Dhe për gratë rekomandohet që vakti të mos jetë më i madh se një pëllëmbë.
Pëllëmba juaj mund t’ju tregojë se sa duhet të jetë sasia e proteinave. Produktet e pasura me proteina si fileto pule, peshk, vezë, gjizë dhe kos, janë të shëndetshme, por nuk duhet të konsumohen me tepri.
Karbohidrate – një grusht
Dora do ju tregojë se sa karbohidrate i nevojiten trupit tuaj. Numri i sheqernave në bukë, oriz ose patate, duhet të jetë i kufizuar në madhësinë e grushtit tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të merrni energji dhe nuk do të shtoni në peshë.
Djathë – dy gishta
Djathi është pa dyshim i shijshëm! Sidoqoftë, nuk është e shëndetshme të hani sasi të mëdha. Një pjesë e barabartë me dy gishtërinjtë tuaj, është e mjaftueshme që të keni mundësinë ta shijoni dhe të mos shëndosheni.
Yndyrna – sa maja e një gishti
Nuk duhet të konsumoni shumë yndyrna në ditë. Maja e gishtit ju tregon sasinë e pranueshme dhe maksimale të tyre.
Fruta dhe perime – 2 duar plot
Të freskëta, të ngrira apo të prera, frutat dhe perimet duhet t’i konsumoni sa madhësia e dy duarve tuaja së bashku. Për lëngje, është e rekomandueshme të pihet 150 ml në ditë, sepse në këtë formë ato përmbajnë më shumë sheqer sesa një produkt i papërpunuar.
Të ëmbla – sa gishti i madh
Çokollatat, lëpirëset apo karamelet janë plot me sheqer. Sigurisht që janë të shijshme, por në të njëjtën kohë, trupi yt nuk ka nevojë për një sasi kaq të madhe sheqeri.
Ëmbëlsira – një grusht i mbyllur mirë
Ëmbëlsira të tjera si akullorja, keku apo tortat, duhet të jenë të limituara po ashtu. Një racion nga ëmbëlsira jote e preferuar nuk duhet të jetë më shumë se grushti i mbyllur.