Studiuesi dhe profesori i njohur, Aurel Plasari ka publikuar ditën e sotme një mesazh kërcënues të dërguar në adresë të tij.
Plasari ka publikuar në Facebook mesazhin e kërcënuesit, i cili e pyet "sa vajza ke", ndërsa kërkon të saktësohet emri i përdorur nga kërcënuesi në rastin e Zgurit, pasi sipas tij, mund të jetë i njëjti.
Sipas Plasarit, kjo është fryma që kryeministri Rama ka përgatitur 30 qershorin, dhe ironizon dhe ministrin Lleshaj duke thënë se ky i fundit ruan gazin lotsjellës dhe jo mbrojtjen e personave.
"Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues. Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës", shkruan Aurel Plasari.





