Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal që sjellin ashpërsim të dënimit për shit-blerjen e votave.

Ndryshimet u miratuan me 123 vota pro dhe ligji hyn menjëherë në fuqi pa shkuar te Presidenti i Republikës.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore miratoi ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës.

U propozua masa e dënimit nga një deri në pesë vite burg për rastet e shitblerjes së votës,  ndërsa opozita propozoi nga një deri në shtatë vite burg.