Aryna Sabalenka është në rrugën e duhur për të mbrojtur kurorën e saj në Australian Open pasi arriti në finalen të kompeticionit duke u hakmarrë për humbjen e saj kundër Coco Gauff në shfaqjen e vitit të kaluar në US Open.

Sabalenka fitoi 2-0 me sete 7-6 6-4 kundër amerikan Gauff në një gjysmëfinale të tensionuar.

Të dyja tenistet ishin të tensionuar në setin e parë, ku kryefjalë ishin gabimet me gjashtë breake përpara se Sabalenka të sulmonte me vendosmëri në fund të setit të dytë.

Sabalenka do të përballet me numrin 12-të kineze Zheng Qinwen në finalen e së shtunës.

Zheng, 21 vjeç, arriti në finalen e saj të parë në një Grand Slam duke i dhënë fund ecurisë së pabesueshme në kualifikueses të ukrainase Dayana Yastremska.

Zheng, fitoi 2-0 me sete 6-4, 6-4 në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes. 21-vjeçare synon të bëhet gruaja e dytë kineze që fiton titullin Australian Open – në 10 vjetorin e fitores së famshme të Li Na.

Ndërkohë tek meshkujt numri 3 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-2 ndaj polakut Hubert Hurkacz pas një ndeshje që zgjati 4 orë.

Në gjysmëfinale shkon edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-1 spanjollin Carlos Alcaraz (6-1, 6-3, 6-7, 6-4).