Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët krijojnë raporte të ndryshme me njëri-tjetrin, nga ato të mirat e deri te konfliktet. Madje shpeshherë thuhet se nëse brenda shtëpisë janë “armiq” kur të dalin jashtë do bëhen miq.

Por nuk është rasti i Sabianit dhe Ilirit. Ata të dy që në fillim u afruan shumë me njëri-tjetrin dhe krijuan një raport të fortë shoqëror. Edhe pas daljes së këngëtarit nga “Big Brother VIP”, balerini herë pas here e kujton atë.

Nga ana tjetër, Sabiani tregon mbështetjen e tij ndaj Ilirit nëpër intervista të ndryshme apo edhe në postimet në rrjetet sociale.

Por jo vetëm kaq! Pasi këngëtari i njohur ka shkuar që të vizitojë edhe prindërit e mikut të tij. Ai ditën e sotme ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet i përqafuar me nënën dhe babanë e Ilirit.

“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, shkruan Sabiani bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Kujtojmë se edhe kur erdhi vajza e Ilirit, Emily, në Shqipëri për të suprimuar babanë e saj brenda në “Big Brother VIP”, Sabiani e takoi atë. Madje ai e ka përcjellë atë deri në aeroport së bashku me të birin e vogël.