Humbja me Kukësin është hedhur pas krahëve nga Skënderbeu. Të gjithë energjitë janë përqendruar te ndeshja me Laçin, ku kërkohet vetëm fitorja për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë.
Atmosfera në ekip është mjaft e mirë me korçarët, që besojnë se disfata me Kukësin ishte thjesht një rastësi. Pavarësisht pozicionit në klasifikim, Laçi është një kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar gjithmonë në përballjet me Skënderbeun.
Mesfushori Sabjen Lilaj në konferencën për shtyp, duke pranuar se gabuan ndaj kampionëve të Shqipërisë, theksoi se nuk mund të gabojnë dy herë radhazi.





