Ermal dhe Sabri Fejzullahu janë dy emra mjaft të dashur për shqiptarët. Veç të tjerave, babë e bir kanë të përbashkët pasionin që kanë për muzikën.

Rrugëtimi i Ermalit në botën e muzikës filloi në një moshë shumë të hershme dhe brenda pak kohësh ai mori një famë të madhe.  Megjithëse shumë mund të mendojnë se shkak i famës së tij ka qenë Sabriu, këngëtari ka treguar se në fakt kjo e ka penguar.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, këngëtari ka treguar se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e Sabriut dhe të krijojë një identitet të tijin.

 Ermali tregoi se në fakt ai mund të mos ishte bërë këngëtar kurrë nëse do kishte dëgjuar të atin, sepse ai donte që të bëhej djalë i mirë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Sabriu. 

“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë “hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut”, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia. Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”– tha Ermali.