12 prill 2014 – Pas lajmit se Shkëlzen Berisha i ka blerë të dashurës së re plot 6 mijë euro rroba për të qenë e pranishme në një ceremoni të Albtelekom, ish- bashkëshortja e tij, Sadija është përgjigjur me një postim në Facebook.
Ajo ka postuar disa thënie në anglisht, ku mes të tjerash thuhet se mund të blesh seksin, por nuk e blen dot dashurinë.
“Gjërat më të rëndësishme në jetë nuk mund të blihen, por vetëm mund të krijohen,” shkruan Sadija.
Po të nisesh nga postimet e saj në Facebook e kupton shumë mirë se ajo po e përjeton shumë keq divorcin.
Ndërkohë Shkëlzeni duket shumë i gëzuar me të dashurën e re, për të cilën bën çmendurira.





