Për ish-bashkëshorten e Shkëlzen Berishës, sot është një ditë e veçantë. Binjakët e saj nga martesa e parë, Mimi dhe Micki kanë ditëlindjen.

Sadije Berisha ka postuar në Facebook foto të fëmijëve kur ishin të vegjël dhe kishin pranë babain e tyre. 

“Shkurti është muaji  më i shkurtër i vitit, por njëkohësisht dhe më intensivi, i cili më sjell një mal me kujtime.

Gëzuar ditëlindjen binjakët e mi. Sot është 27 vjetori i lindjes së Mimi dhe Micki Berisha.

Jam e sigurt që babai juaj i ndjerë është krenar për ju, ashtu si unë”-shkruan ajo në rrjetin social.