Tiranë, 20 korrik 2014 – Ajo jeton në Suedi, së bashku me fëmijët e saj, ndërsa ai në Tiranë, ku bashkëjeton me Armina Mevlanin dhe prej disa ditësh lidhja e tyre nuk është më e fshehtë, pasi që të dy kanë dalë publikisht me foto. Të interesuar se cili do të ishte reagimi i ish-bashkëshortes Sadije Berisha pas zhvillimeve të fundit të jetës së babait të fëmijëve të saj, Facebook Spy i DITA mori këtë përgjigje:
“Tashmë, unë nuk jam një person shumë interesant për publikun, pasi nuk jam më e martuar me një person të rëndësishëm dhe për më tepër nuk jetoj më në Shqipëri. Ju keni dikë më interesante dhe të gatshëm që të jetë publik për të intervistuar tani. Unë nuk kam asnjë dëshirë për të qenë publike në këtë pikë. Dhe nuk kam asgjë interesante për të promovuar”– shpjegohet Sadija në mesazhin dërguar Ditës.
Me diplomaci dhe kujdes për të mos përmendur emra, ajo vazhdon duke argumentuar se
“Jam e sigurt se ju dhe publiku dini të paktën një prej arsyeve të divorcit tonë, por unë dhe fëmijët jemi të lumtur dhe e kemi hedhur pas krahëve këtë gjë. Publiku nuk ka interes për jetën time të zakonshme, por të lumtur do të thoja”– pohon Sadija nga Suedia e largët.
Dy ditë më parë Sadija postoi disa foto në shtëpinë e re, në Skellefte Hamn të Suedisë.Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Armina, e dashura e re e ish-bashkëshortit të saj, deklaroi në një intervistë në media se bashkëjeton me Zenin në një bllok vilash luksoze në periferi të Tiranës.
/gazeta "Dita"/





