Sadije Berisha ka pranuar për herë të parë publikisht se ka të dashur.

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar një foto teksa është duke u puthur me një mashkull, i cili është i dashuri i saj.

Komentet për të kanë qenë të shumta në rrjetin social, ku vetë Sadija ka shprehur falënderimet për ata që e kanë uruar.

Aktualisht Sadije Berisha jeton në Stokholm të Suedisë së bashku me tre fëmijët e saj.