Ditën e djeshme u aludua për një lidhej të mundshme të Sadikut me vajzën e Tramezzinit. E gjitha kjo erdhi si pasojë e një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale futbollisti ka cilësuar të gjitha aludimet si të pavërteta dhe foton e ka cilësuar si të pafajshme dhe miqësore.

Postimi i plotë i sulmuesit Armando Sadiku

“Të dashur miq, do të doja që bukuria e fitores me Rumaninë, të mos zbehet dhe të keqinterpretohet nga një foto krejtësisht e pafajshme dhe miqësore, që ka qarkulluar nëpër media ditëve të fundit. Ju lutem mos aludoni për asgjë dhe mos shkruani gjëra të pavërteta për jetën time personale jashtë fushës së futbollit.

Dua të theksoj se arritjet e mia kanë vetëm një emërues të përbashkët : punë dhe sakrifica pa fund dhe besimin tek Zoti, nga ana ime dhe familjes time të shtrenjtë, që gjithmonë ka qenë mbështetja dhe frymëzimi im.

Faleminderit Armando Sadiku

‪#‎AS10