Ishte bërë ca kohë që shqiptarët nuk trishtoheshin kaq shumë për vdekjen e një personazhi fiktiv në një film.
Ka ndodhur një ditë më parë, kur një nga personazhet e serialit “Bidai”, Sadna, ndërroi jetë.
Trishtimi ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa disa thonë se ky ka qenë momenti më i rëndë për shqiptarët që kur ndërroi jetë Komisar Katani.
Disa media i kanë shkuar pas këtij vërshimi.
Faqja e “Opinion.al” bëri kaq shumë lajme për këtë ngjarje, sa disa sugjeruan se Blendi Fevziu të bëjë një emision për vdekjen e Sadnës.
Për habi, e përditshmja “Shekulli” i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme kësaj ngjarjeje, por nuk ka asgjë në ballinë për lëvizjen e Ben Blushit, që është argument në çdo të përditshme.
Komediani Bes Kallaku i ka kushtuar një video kësaj ngjarje (shih më poshtë).
Por çfarë është “Bidai”?
Bëhet fjalë për një telenovelë indiane, me titull origjinal “Sapna Babul Ka… Bidaai”.
Edhe pse në Indi është transmetuar për tre vite, nga viti 2007 deri në vitin 2010, ajo ka mbërritur në tv Klan disa vite më vonë.
Ajo është një nga telenovelat më të vlerësuara në Indi.
Pavarësisht këtij vërshimi memesh dhe lajmesh për Sadnën, nuk ka pasur një analizë të fenomeneve që trajton kjo telenovelë që mban mbërthyer shumë shqiptarë. /Mapo