Safe Journalists Albania ka reaguar pas skandalit që po ndodh në News 24, ku ushtria ka hyrë me dhunë dhe po sekuestron materialet e gazetarëve në redaksi.
Organizata bën thirrje të respektohet ligji dhe të zbatohet protokollet e duhura në hyrjen në redaksi.
Deklarata:
Po marrim raportime për sekuestrimin me forcë të kompjuterëve dhe dosjeve të gazetarëve në Focus Media Group, përfshirë materialet që lidhen me hetime të ndjeshme për korrupsion. Veprime të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e burimeve të tyre.
Bëjmë thirrje që të respektohet procesi ligjor dhe kërkojmë nga autoritetet që të shmangin veprimet arbitrare dhe të nxituara. Çdo hyrje në redaksi duhet të ndjekë procesin e duhur me masa sigurie: inventar të plotë të të gjitha sendeve, praninë e përfaqësuesve të kompanisë, mbrojtjen e të gjitha materialeve konfidenciale, dhe transparencë të plotë nga të gjitha palët e përfshira.





