Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Kallëzimi vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në burgun e Reçit.

Aktualisht Safet Bajri, i dënuar për llogari të Belgjikës, është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Siç mëson gazetarja Lala, Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.