Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçit ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun 313. Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës.
Shiç shihet edhe në pamje një dron i është dërguar në burg me mbishkrimin: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.





