Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore, duke treguar përplasjet me Abedin Oruçin, ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit.

Ai akuzoi Abedin Oruçin duke thënë se e gjitha kjo është një vepër e kryer me pagesë nga ai, pasi më parë ata kanë patur konflikt, edhe fizik, pasi ai pretendoi se Oruçi kishte rrethuar sheshin e bashkisë së Kukësit duke tentuar ta privatizojë.

Gjici në gjykatë:

“Jam i pafajshëm, nuk kam kryer asnjë verpim kundër ligjit, përveç dëmit moral. Nuk i kam premtuar asgjë Alma Kaçit. Nuk kam parë asnjë projekt konkret, sepse nuk kishte një të tillë.

Jam i pafajshëm, pasi nuk mund t’i premtoja asgjë Alma Kaçit, sepse nuk e miratoja unë projektin edhe nëse do të kishte një projekt konkret.

E miraton këshillI bashkiak projektin, jo unë. Kjo është një vepër e kryer me pagesë nga Abedin Oruçi. Me Abedin Oruçin kam pasur edhe konflikt fizik më herët. Kemi pasur konflikt pasi ai kishte rrethuar sheshin përpara bashkisë Kukës. Pra kemi pasur konflikt për shkak të detyrës time.

Ai rrethoi sheshin duke tentuar ta privatizojë.”