TIRANE,27 shtator 2013 – Saimir Kodra i emisionit “Fiks Fare” që transmetohet në Top Channel, ka dhënë dorëheqjen.
Sipas burimeve të “Info medias”, Kodra ka dhënë dorëheqjen nga TCH dhe se emisioni do të drejtohet nga Doktori (Gent Pjetri) me një tjetër emër, por që ende nuk është konfirmuar.
Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se Kodra i është bashkuar televizionit më të ri "Agon Channel" dhe se ka nënshkruar një kontratë më të, detajet e së cilës ende nuk dihen. Thuhet se paga e re do të jetë 12 mije euro në muaj. Mesa duket përplasja qe u tha se kishte me drejtorin e programit, Filip Cakulli, ka qenë vetëm një pretekst, pasi arsyeja e vërtetë e largimit ka qenë oferta “tunduese” e bërë nga drejtuesit e ACH, për të moderuar një një program të ngjashëm si “Fisk Fare”.
/balkanweb/





