Gripi, me të cilin qytetarët shqiptarë u përballën në janar, ishte tejet i rëndë, por zyrtarisht mohohet që të ketë qenë virusi i ri COVID-19.

Por analiza serologjike e anti-korpeve hedh dritë mbi këtë.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se e ka bërë këtë analizë dhe ka rezultuar që ai e ka kaluar virusin që në muajin janar.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar COVID-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrimë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”,  tha Saimiri në “Stop”.