24korrik 2015 – Ky është shqiptari që sipas mediave italiane humbi jetën sot në fabrikën e fishekzjarreve në Bari. I riu Saimir Mera, në profilin e tij në facebook, ka postuar fotografi duke mbajtur pakot me lëndë plasëse që krijonin fishekzjarret madhështore.
Kjo periudhë ishte shumë e ngarkuar për punëtorët, pasi kishte porosi për festat që zhvilloheshin në disa qytete të Italisë. Mera është identifikuar mes 7 të vdekurve nga shpërthimi, i cili nuk dihet ende se si u provokua.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





