Në një dalje për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se dorëzon mandatin e deputetit.
"Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo. Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevojë as për mandat e as për të qenë deputet për tu përballur me palaçot e politikës."





