Gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili ka bërë me dije për herë të parë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka tentuar të marrë leje drejtimi edhe për drejtim avioni, por tha se nuk e dinte nëse e ka bërë kursin apo jo.
“Në dijeninë time di që Saimir Tahiri ka tentuar të marrë edhe leje drejtimi për avion, di që ka tentuar, e pati nisur si kurs nuk e di nese e ka vazhduar. Se si, apo pse. këtë e di ai”, ka deklaruar Hoxha.





