Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij për trafik droge. Mësohet se seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Tahirit është caktuar më 28 maj.
Aktualisht ish-ministri i Brendshëm ndodhet në “arrest shtëpie” që prej datës 12 maj, kur Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi këtë masë sigurie. Ndërsa më 15 maj, Tahiri doli para Krimeve të Rënda për t’u njohur me këtë vendim.





