Ish-kryeministri Berisha folur lidhur me lirimin nga burgu nga Gjykata e Elbasanit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në konferencën për mediat, Berisha tha se Tahiri doli nga qelia për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në shtupoi me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, Rama ka urdhëruar lirimin e ish-ministrit pasi ky i fundit do të tregonte për lidhjet e kryeministrit me botën e krimit.
“Është një urdhër direkt i Edi Ramës. Sajmir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht që në qoftë se “unë do di të mbrohem”. Më në fund arriti ta mposhtë Ramën, i cili tani është i mbërthyer në aferën McGonigal”, u shpreh Berisha.