I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Mësohet se sot përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga hetimet e Prokurorise se Krimeve të Rënda, pas bllokimit të pasaportës së tij.
Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim për lidhje me bandën e Habilajve, që akuzohet për trafik droge nga Vlora drejt brigjeve italiane.





