Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. 

Mësohet se Tahiri do të dëshmojë lidhur me çështjen e “21 Janarit”. 

Tahiri është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, si organizatori i protestës së 21 Janarit, gjatë kohës kur PS ishte në opozitë. 

Më 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”. 

PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend.