16 shtator 2013- Situata e rënduar kriminale në vend ka bërë që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  të thërrasë në një takim shefat e policisë. Takimi do të zhvillohet në orën 13:00 ndërsa pritet që ministri i brendshëm Tahiri të paraqesë edhe masat për kthimin e rendit dhe sigurisë në vend.Ndërkohë, ditën e djeshme, vetëm pak orë pasi kishte marrë detyrën, ministri Tahiri zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Pas takimit, i cili zgjati rreth 60 minuta, nuk janë zbuluar detaje, por ka qenë vet drejtori Hysni Burgaj që ka deklaruar: “Me ministrin Tahiri do të kem bashkëpunim të mëtejshëm për të përmirësuar rendin e sigurinë në vend”.