7 shkurt 2015 –  Sajmir Ahmeti, 29 vjeç banues në qytezën e Piombinos afër Livornos ndërroi jetë aksidentalisht të premten në darkë më 6 shkurt 2014. Sajmiri kishte një aktivitet të vogël privat, që merrej me restaurim banesash në Piombino. Ai ishte shqiptari tipik i ndershëm, punëtor, i përshtatur më së miri me mënyrën e jetesës italiane.

Të premten në darkë, ndonëse moti ishte shumë i keq, ai po udhëtonte së bashku me të fejuarën 26 vjeçare italaine me makinën e vet Alfa 147, kur humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen. 

Goditja ishte aq e fortë, sa që makina cau një rrjetë mbrojtëse anës rrugës dhe përfundoi në kanal. Sajmiri, i njohur nga miqtë e vet italianë si Simone, humbi jetën menjëherë pas goditjes, ndërsa e fejuara pësoi vetëm gërvishtje dhe shembje, për shkak se kishte vënë rripin e sigurimit. Sajmiri la në pikëllim të thellë familjarët, miqtë e dashamirësit shqiptarë dhe italianë sidomos Xhesika di Markon të fejuarën e vet italiane.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/