15 nëntor 2014–  Gjykata e Apelit e Liezhit e dënoi Sajmir Gjinin, datëlinda 26 korrik 1990 me 5 vjet burg për vjedhje makinash, dhe goditje të personit zyrtar për shkak të detyrës.

Gjini ishte anëtar i një bande shqiptarësh të specializuar për vjedhje me thyerje, kryesisht shtëpish. Më pas, banda kishte kaluar gradualisht në vjedhje makinash. Sajmiri u arrestua me makinë të vjedhur Audi A3, me targa false.

Ai në momentin, kur policia tentoi ta arrestonte, ndezi makinën dhe ndërsa largohej goditi me makinë një bashkëpunëtorin e vet dhe një polic, të cilit i shkaktoi plagë të lehta. Për identifikimin e makinës dhe të Sajmirit u përdorën filmimet e kamerave të sigurisë në distributorin e karburantit, ku ndodhi incidenti, si edhe tabulatet telefonike të telefonatave të kryera në atë zonë në momentin e incidentit.

E dashura e Sajmirit, Kristina D. që vazhdimisht pretendonte se nuk ishte në dijeni të vjedhjeve, që kryente banda, ku bënte pjesë Fatmiri, u dënua me 10 muaj burg me kusht.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/