27gusht 2015 – Drogë drejt Greqisë, kapen 10 kg. Angjelo Hamiti, 24 vjeç nga Saranda, u zbulua në pikën kufitare të Kakavijës, duke tentuar të trafikonte në shtetin fqinj lëndën narkotike. Ai kishte fshehur 20 pako drogë, në mjetin tip Benz me targa AA 811 DS, pikërisht në tranversat anësore të sediljeve dhe të dyerve.

Në vend ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku vijojnë veprimet. Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/