Bashkia e Durrësit njofton se ka ngritur 15 grupe pune me specialistë, të cilët po dalin në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara në banesa si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas njoftimit zyrtar, grupet po shkojnë në çdo banesë ku ka pasur depërtim të ujit, me qëllim kryerjen sa më të shpejtë të vlerësimit të dëmeve. Pas përfundimit të këtij procesi, qytetarët e prekur do të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës.

“15 grupe të ngritura me specialistë nga bashkia e Durrësit po punojnë për të verifikuar dëmet e shkaktuara nëpër banesa nga situata e krijuar nga reshjet e dendura. ⛈️
Këto grupe shkojnë në çdo shtëpi ku ka depërtuar uji për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve dhe më pas të gjithë qytetarët e dëmtuar do të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës.
Jemi pranë qytetarëve në çdo moment.”, shkruan Sako.