Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, i ka bërë një përmbledhje investimeve që janë duke u kryer në qytetin e Durrësit. Në këto investime ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Rama, i cili e nisi vizitën duke parë investimet në kampusin e universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe më pas në zonat e tjera ku po investohet.
Emiriana Sako:
Me kryeministrin Edi Rama në kantieret e ndërtimit në Durrës.
Në godinën e Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet e re sipas standarteve evropiane e që do të ketë 30 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive, pishinë dhe park.
Në shëtitoren e plazhit e cila është në fazën e dytë të ndërtimit, një projekt i rëndësishëm që i shërben turizmit. Kjo shëtitore ka ndryshuar tërësisht imazhin e bregdetit të plazhit të Durrësit. Kjo fazë parashikon edhe zgjerimin e brezit të rërës.
Unazat e qytetit, një nga investimet më të rëndësishme që do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen.
Me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizituam edhe gjimnazin “Naim Frashëri” i ndërtuar tërësisht i ri ku zhvillojnë procesin mësimor në ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore nxënës dhe stafi pedagogjik.