Kandidatja e PS-së për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako qe një emër surprizë jo vetëm për qytetarët durrsakë, por edhe për vetë socialistët. Për DurrësLajm, ajo rrëfen se propozimi i erdhi nga Partia Socialiste, si një kandidaturë e mirëmenduar pas një faze të gjatë diskutimi.
Në këtë kohë, kur ngarkesa e takimeve elektorale është e madhe dhe i duhet të jetë në vende të ndryshme në Durrës brenda së njëjtës ditë, Sako thotë se familja mbetet prehja e saj në fund në ditës dhe aty gjen forcën dhe mbështetjen për të përqendruar gjithë energjitë e saj në fushatë.
Cila do të jetë gjëja e parë që do të ndryshojë në bashki dhe në qytet që ditën e parë të punës nëse do të jetë kryebashkiakja e ardhshme, pse ka zgjedhur të shoqërohet nga të rinjtë në fushatë, çfarë mendimi ka për fenomenin e shitblerjes së votës në Durrës apo pse duhet ta votojnë durrsakët… Të gjitha këtyre pyetjeve, por edhe shumë të tjerave, Sako u jep përgjigje në intervistën e mëposhtme.
M.B.





