Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka dalë nga SPAK pas thuajse 2 orësh. Në një prononcim të shkurtër për mediat ajo ka thënë se thërritja s’ka lidhje me veprimtarinë e saj në Bashkinë e Durrësit.
Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.
“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, -tha Sako.