Sot është zhvilluar ceremonia përkujtimore në nderim të kolonelit hollandez Lodewijk WJK Thomson.
Pamjet i ka ndarë në “Facebook” kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, e cila mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 109 vjetorit të ndarjes së kolonelit nga jeta, bashkë me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Reinout Vos.
Kryebashkiakja tregon se, pas homazheve në bustin e tij, u zhvillua edhe një panel diskutimi me historianë, të cilët diskutuan për rolin e misionit paqeruajtës holandez në Shqipëri dhe të kolonelit Thomson në vitin 1914.
Postimi i plotë:
Me ambasadorin e
Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Reinout Vos, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit në ceremoninë përkujtimore në nderim të
kolonelit hollandez Lodewijk WJK Thomson, me rastin e 109 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Pas homazheve në bustin e tij u zhvillua edhe një panel diskutimi me historianë të cilët diskutuan për rolin e misionit paqeruajtës holandez në Shqipëri dhe të kolonelit Thomson në vitin 1914. Koloneli Thomson ishte një patriot i shquar që ra për Shqipërinë.
Ne e konsiderojmë kolonelin Tomson si një martir të pavarësisë shqiptare dhe ia kushtojmë atij të gjitha nderimet që meritojnë martirët.





