Kryebashkiakja Emiriana Sako dhe pjesëtarët e klubit të boksit të Durrësit “Titans Fight” kanë vizituar Shtëpinë e Foshnjes.

Muajin e ardhshëm, klubi i boksit do të organizojë me mbështetjen e bashkisë eventin sportiv me të njëjtin emër  për t’I ardhur në ndihmë vogëlushëve të kësaj Shtëpie.

Kjo ngjarje është konsideruar si një vlerë e shtuar si për sportin, por edhe për qytetin tonë. Ndjeshmëria ndaj këtij motivacioni, do të bëjë bashkë qytetarët durrsakë në eventin që do të organizohet muajin e ardhshëm.

Shpreha përkrahjen e plotë për këtë aktivitet por edhe për çdo aktivitet tjetër kulturor që mbështet Shtëpinë e Foshnjës apo edhe kauza të tilla sociale”,- shkruan Sako në një postim në rrjete sociale.