Pas numërimit të kutive të votimit të QV-ve të lagjeve kryesore të qytetit të Durrësit vihet re se kandidatët Emiriana Sako dhe Igli Cara janë ndarë me njeri tjetrin me një diferencë shumë të vogël votash me njëri – tjetrin.
Rezultatet e qendrave të votimit që po publikojmë më poshtë, të siguruara nga “DurrësLajm” pranë KZAZ-së nr.23, tek shkolla “Jan Kukuzeli” flasin për një diferencë prej 1 apo 2 vota (QV nr.1443; 1446/1), madje ka qendra ku rezultati ka dalë i barabartë si psh tek QV nr.1472, ku secili prej kandidatëve ka marrë nga 151 vota.
Në qendra të tjera herë është Sako në avantazh e herë kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Igli Cara.







