Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe Kryeministri Edi Rama kanë shpërndarë pamjet e transformimit të Porto-Romanos këtë mëngjes.
I cilësuar si “ferri në zemër të Europës” nga një tv gjerman, me pamje të llahtarshme sipas Ramës që morën dhenë kudo, kryeministri thotë që ky është “kujtimi i ferrit që lanë pas ata që na akuzojnë me tërbimin e humbësve të pangushëllueshëm”.
“Mirëmëngjes dhe me kujtimin e ferrit që lanë pas ata që na akuzojnë me tërbimin e humbësve të pangushëllueshëm, si dhe me disa pamje nga transformimi rrënjësor i atij ferri në një mushkëri të gjelbër për Durrësin, ju uroj një ditë të mbarë.
***Në një kronikë të televizionit gjerman ZDF, e cila mori dhenë me pamjet e saj të llahtarshme, Porto Romano u quajt ferri në zemër të Europës”, shkruan Rama.
Ndërsa Sako ka zgjedhur të rishpërndajë postimin e Ramës, por pa koment, vetëm duke theksuar se Porto Romano është transformuar.