Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, njoftoi se në Ishëm po përfundon ndërtimi i Shkollës së Mesme të Bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini”, e ndërtuar sipas standardeve evropiane me financim të KfW dhe zbatim nga FSHZH.
Shkolla do t’u shërbejë 224 nxënësve dhe 35 fëmijëve të kopshtit.
Postimi i plotë:
🏫📚 Në prag të përfundimit një shkollë e re në Njësinë Administrative të Ishmit.
Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe kopshti me të njëjtin emër “Rexhep Mezini”, ndërtimi i të cilave u mundësua nëpërmjet financimit të KfW-Banka Gjermane për Zhvillim dhe zbatohet nga FSHZH.
Kjo shkollë e ndërtuar sipas standardeve evropiane 🇪🇺, do t’u ofrojë 224 nxënësve dhe 35 fëmijëve të kopshtit kushte moderne dhe bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor





