Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të rikonstruktuara sipas standarteve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin e saj. Ndërsa të gjitha zonat e qytetit do të kenë të njëjtat shërbime nga ana e bashkisë.
Kështu është shprehur kyebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Durrësit të Ri.
Së bashku, me banorët ajo ka mbjellë edhe disa pemë në këtë zonë. Bashkia ka hartuar planin për ndërhyrjen në 52 rrugë të kësaj zone.
Ndërhyrjet konsistojnë në marrjen e blloqeve një nga një, në mënyrë që investimet të mbulojnë gjithë zonën e Durrësit të Ri. Aty është planifikuar edhe rikonstruksioni i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, i cili nis shumë shpejt, ndërkohë që do të ndërtohet një kopsht i ri, kënde lojërash për fëmijë dhe mjedise shlodhëse për moshën e tretë.