Kryebashkiakja e Durrësit së bashku me ministret Bora Muzhaqi dhe Milva Ekonomi kanë vizituar Shtëpinë e Foshnjës me rastin e ditës së fëmijëve, ku kaluan momente të gëzueshme me fëmijët e kësaj qendre.
Nga shtëpia e foshnjës në Durrës, Sako i uron këtyre fëmijëve, gjithashtu fëmijëve të Durrësit dhe të gjithë vendit: Gëzuar 1 Qershorin!
“E kemi të gjithë për detyrë t’u sigurojmë fëmijëve tanë një fëmijëri të sigurtë dhe të lumtur, t’u krijojmë mundësi të barabarta, t’u sigurojmë të gjitha kushtet që t’i realizojnë ëndrrat e tyre drejt sukseseve në të gjitha fushat e jetës. Janë pikërisht fëmijët për të cilët ne do të bëjmë gjithçka për t’i parë të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, uron Sako.