Hapet Qendra Multimodale e Durrësit, hapësira më e re dedikuar mobilitetit, inovacionit dhe sipërmarrjes urbane.

“Së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, përfaqësues të Start-Up Albania, sipërmarrës e studentë të UAMD, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast.

E vendosur mes stacionit të trenit, portit dhe hyrjes së qytetit, kjo nyje moderne përfaqëson standardin e ri të qendrave të mobilitetit në Shqipëri: parkim me disa nivele, hapësira për mikromobilitet , ambiente komunitare, zona kreative për studentë & startup-e, si dhe energji të rinovueshme nga panelet diellore”,– shkruan Sako në rrjete sociale.